TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri italian, Mario Draghi ka thënë se Evropa është e bashkuar për të mirëpritur emigrant nga Ukraina. Ai ka thënë se deri më tani, në Itali kanë mbërritur 23.872 emigrantë ukrainas, mes tyre dhe mijëra fëmijë.
“Deri më sot në Itali kanë mbërritur 23872 shtetas ukrainas, kryesisht nga kufiri italo-slloven, mbi 90% janë gra dhe fëmijë nga këta 9700 janë fëmijë. Fluksi sigurisht është i destinuar të rritet”, është shprehur kryeministri italian.
Kujtojmë se për shkak të luftës miliona qytetarë ukrainas kanë braktisur vendin e tyre. Ata janë drejtuar më së shumti në Poloni dhe vende të tjera që ndodhen në kufij me Ukrainën.