BOTA, 9 Dhjetor 2021, 17:43

Blinken: Do të ketë sanksione dhe shpallje “non grata” për 11 zyrtarë të tjerë të korruptuar

Blinken: Do të ketë sanksione dhe shpallje “non grata”

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Zyrtari amerikan i ka dhënë këto detaje me anë të një postimi në Twitter, në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion, por pa saktësuar se për cilët zyrtarë dhe nga cilat shtete do të jenë.

“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë. Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

Kujtojmë se Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.