TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Debati për buxhetin, ka shkaktuar një përplasje mes deputetësh në parlamentin turk. Në përplasje fizike janë përfshirë deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Në pushtet) dhe partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane
Një deputeti i Partisë Popullore Republikane, iu drejtua ministrit të Brendshëm, Suleyman Soylus teksa e pyeti për Sezgin Baran Korkmaz, një biznesmen turk që është i burgosur në Austri, i cili përballet me një sërë akuzash në Turqi dhe SHBA, duke përfshirë pastrim parash, ryshfet dhe mashtrim.
Më shumë deputetë iu bashkuan debatit, i cili u përshkallëzua në fjalosje dhe ofendime verbale. Pas sharjeve të ndërsjella të deputetëve, filloi edhe përleshja me grushte e shtyrje. Më pas, seanca u ndërpre.