BOTA, 13 Mars 2025, 14:09

Rrëzohet avioni në Slloveni, humb jetën politikani dhe themeluesi suedez i portalit të njohur pirat

Rrëzohet avioni në Slloveni,  humb jetën politikani dhe

Policia sllovene konfirmoi të mërkurën për AFP se gjeti një trup, me gjasa i pilotit, një shtetas suedez, por nuk pranoi ta identifikonte atë në pritje të kërkimit mjeko-ligjor. Avioni u rrëzua në një kabinë prej druri në zonën Velika Planina të Sllovenisë veriore të hënën, por moti i keq i pengoi shpëtimtarët të merrnin trupin deri të martën.

Partia suedeze e ekstremit të djathtë Alternativa për Suedinë tha në një postim se Lundstroem kishte vdekur në aksident. “Lundstroem, një legjendë dhe veteran i nacionalizmit suedez, vdiq në një aksident avioni të hënën”, thuhet në postim.

Lundstroem, 64 vjeç, ishte nisur me aeroplanin e tij Mooney M20 nga kryeqyteti i Kroacisë Zagrebi duke u nisur për në Zyrih në Zvicër.

Themeluar në vitin 2003, ‘The Pirate Bay’ u lejonte përdoruesve të shmangnin tarifat e të drejtave të autorit dhe të ndanin muzikë, filma, lojëra dhe skedarë të tjerë përmes lidhjeve peer-to-peer të ofruara në faqe, gjë që Suedia është përpjekur vazhdimisht t’i jepte fund.