TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Kanadaja mund të shmangë tarifat më të larta tregtare nëse bashkohet me Shtetet e Bashkuara si shteti i 51-të.
Në një postim ditën e sotme në “Truth Social”, ai shkroi: "E vetmja gjë që ka kuptim është që Kanadaja të bëhet shteti ynë i dashur i pesëdhjetë e parë. Kjo do t'i zhdukte të gjitha tarifat dhe gjithçka tjetër."
Deklarata e Trump vjen pasi ai njoftoi se ka udhëzuar sekretarin e tij të tregëtisë për të shtuar një tarifë shtesë prej 25% duke e çuar në 50%, për të gjithë çelikun dhe aluminin që importohet nga Kanadaja.
Sipas Trump, këto tarifa janë një përgjigje ndaj një tarife shtesë prej 25% mbi energjinë elektrike për tre shtete amerikane në kufi me Kanadanë që vendosi Kryeministri i Ontarios Doug Ford. Tarifat shtesë në Michigan, Nju Jork dhe Minesota filluan të hënën.