BOTA, 12 Mars 2025, 11:49

Dha dorëheqjen/ Ja si largohet kryeministri i Kanadasë: Me karrigen me vete dhe gjuhën jashtë, lë postin pas 12 vitesh në pushtet

Dha dorëheqjen/ Ja si largohet kryeministri i Kanadasë: Me karrigen me

Pas 12 vitesh në krye të Partisë Liberale të Kanadasë, Justin Trudeau bëri një dalje të veçantë nga Parlamenti.

Të hënën, pas zgjedhjes së pasardhësit të tij, kryeministri në largim u pa duke mbajtur karrigen e tij të Parlamentit dhe duke nxjerrë gjuhën jashtë, një moment që u kap nga fotografët.

Trudeau u largua nga pushteti, pas përplasjeve të ashpra me Donald Trump.

Ky i fundit kërkon që Kanadaja të bëhet shteti i 51 i SHBA-ve.