BOTA, 26 Mars 2025, 19:47

Rredhja e informacioneve sekrete/ Shtëpia e Bardhë: Musk do të ndihmojë për të zbuluar se si gazetari u shtua në bisedën Signal

Rredhja e informacioneve sekrete/ Shtëpia e Bardhë: Musk do të

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt sulmoi drejtpërdrejt kryeredaktorin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg, si një "urrejtës anti-Trump" dhe demokrat të regjistruar. Ajo gjithashtu kritikon karrierën e tij si reporter, përfshirë gjatë Luftës në Irak dhe fushatës elektorale të vitit 2016.

"Historia e vërtetë këtu është suksesi dërrmues i veprimit vendimtar ushtarak kundër terroristëve Houthi"," vazhdon Leavitt.

Miliarderi Elon Musk do të ndihmojë për të zbuluar se si një gazetar nga The Atlantic u shtua në një bisedë të Signal që përfshinte disa nga zyrtarët më të lartë në Uashington DC, thotë Leavitt. Në bisedë u fol për sulmin ndaj rebelëve Houthi në Jemen teksa u zbuluan dhe disa deklarata jo të lehta nga zyrtarët amerikanë.

Musk, i cili ka qenë në titujt e lajmeve dhe nën akuzë për largimin e mijëra punonjësve federalë, tani do të "kuptojë se si ky numër u shtua pa dashje" në bisedën "Signal", thotë ajo.

Ndihma e Musk do të ndihmojë "të sigurohet që kjo të mos ndodhë më kurrë", vazhdon Leavitt.