TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas më shumë se katër vitesh eksplorimi në Mars, roveri Perseverance ka bërë një tjetër zbulim intrigues që ka lënë shkencëtarët e NASA-s pa përgjigje.
Mjeti hapësinor, i cili që prej 18 shkurtit 2021 po eksploron kraterin Jezero, ka hasur një shkëmb të pazakontë, i mbuluar me qindra sfera të vogla me ngjyrë gri të errët.
Ky formacion i veçantë, i gjetur në zonën Broom Point, në shpatet e Witch Hazel Hill, ngre pikëpyetje mbi historinë gjeologjike të planetit të kuq.
Shkencëtarët e kanë quajtur këtë shkëmb “St. Pauls Bay”, duke e klasifikuar si një “shkëmb lundrues”, që do të thotë se ai nuk ndodhet në vendin e tij origjinal. Kjo e bën edhe më të vështirë përcaktimin e origjinës së tij dhe mekanizmit që ka krijuar këto sfera misterioze.
Ky nuk është rasti i parë i formacioneve të tilla në Mars.
Në vitin 2004, roveri Opportunity zbuloi të ashtuquajturat “boronica marsiane” në rajonin Meridiani Planum, ndërsa edhe vetë Perseverance ka hasur më parë struktura të ngjashme në shkëmbinjtë sedimentarë të kraterit Jezero.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se mënyrat e formimit të këtyre sferave mund të jenë të ndryshme dhe mund të hedhin dritë mbi të kaluarën e Marsit, sidomos mbi praninë e mundshme të ujit dhe kushteve që mund të kenë favorizuar jetën.
Për momentin, origjina e këtij shkëmbi mbetet e panjohur, por analiza e mostrave të mbledhura mund të sjellë të dhëna të rëndësishme në të ardhmen.