TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gazetar mori informacione të ndjeshme rreth sulmeve ushtarake amerikane në Jemen.
Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarin e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër gazetën ndërsa tha se ajo është drejt falimentimit.
“The Atlantic? Ajo është një revistë që po shkon drejt falimentimit. Jo një e mirë. Nuk di asgjë për këtë”, u tha ai gazetarëve.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjithashtu reagoi dhe i mohoi të gjitha. “Kam dëgjuar se si po e shtrembërojnë këtë histori. Askush nuk po dërgonte mesazhe për plane ushtarake”, tha Hegseth.
Ai gjithashtu sulmoi Jeffrey Goldberg të The Atlantic, gazetarin që pretendoi se ishte shtuar aksidentalisht në një bisedë të nivelit të lartë.
Hegseth e quajti atë një “gënjeshtar, i diskredituar plotësisht dhe i ashtuquajtur gazetar”.
Zbulimi, me implikimet e tij të qarta për sigurinë kombëtare, ka shkaktuar tronditje në qarqet diplomatike dhe politike dhe shumë prej tyre kanë kërkuar hetime se si erdhi gabimi, ndërsa të tjerë kanë kërkuar masa disiplinore.
???????? Trump says he has no idea about a journalist being added to a secret White House chat
— NEXTA (@nexta_tv) March 25, 2025
????️ “The Atlantic? That’s a magazine going out of business. Not a good one. I don’t know anything about this,” he told reporters.
Pentagon chief Pete Hegseth also responded — and denied… pic.twitter.com/XpogMbytpT