TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një gjykatë në Teheran ka dënuar me 6 muaj burg regjisorin e famshëm Saeeed Roustaee për shfaqjen e filmit të tij “Leila dhe vëllezërit e saj” në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2022.
Lajmin e raportoi e përditshmja Etemad në faqen e saj të internetit.
Filmi artistik përshkruan portretin e një familjeje të varfër në një Iran të zhytur në një krizë të thellë ekonomike.
Në artikull u saktësua se Roustaee dhe producenti i filmit Javad Noruzbegi janë dënuar për “kontribut në propagandën e opozitës kundër sistemit islamik”.
Megjithatë sipas Etemad gjykata vendosi që dy kineastët do të vuanin vetëm një të njëzetën e dënimit.