TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

16 persona u plagosën lehtë pasi një raketë e lëshuar nga Jemeni u përplas sot në zonën Tel Aviv, njoftoi shërbimi mjekësor i urgjencës izraelite, Magen-David Adom -MDA.
Ambulancat, njësitë e lëvizshme të kujdesit intensiv dhe emergjenca u dërgua në vendngjarje dhe se të plagosurit u evakuuan në Qendrën Mjekësore Wolfson në Holon dhe Spitalin Ichilov në Tel Aviv.
Skena ishte komplekse pasi ndikimi i shpërthimit preku apartamentet në ndërtesat aty pranë,” tha MDA.
Në mesin e të plagosurve është edhe një 3-vjeçare. Shumica e të plagosurve u liruan më vonë.
Zëdhënësi i rebelëve Houthi, Yahya Qasim Sare’e, tha se organizata jemenase e mbështetur nga Irani kishte kryer sulmin, duke shënjestruar një objektiv ushtarak të ushtrisë izraelite me një raketë balistike hipersonike, si pjesë e hakmarrjes për aktivitetin ushtarak kundër Jemenit.