BOTA, 20 Dhjetor 2024, 21:10

VIDEO+FOTO/ Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet e rënda kur “BMW” merr përpara njerëzit

VIDEO+FOTO/ Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet e

Gjermani është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë ka hyrë me shpejtësi duke marrë përpara turmën e njerëzve.

Zëdhënësi i qeverisë Matthias Schuppe  ka konfirmuar se indikacionet e para tregojnë për një sulm.

Ngjarja ndodhi në orën 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë "BMW", me ngjyrë të errët, drejtuesi i së cilës është arrestuar menjëherë më pas.

Si pasojë e sulmit numri i të plagosurve është i lartë, ndërsa deri më tani janë konfirmuar tre viktima.

Pamjet e kamerave të sigurisë janë tepër të rënda dhe tregojnë makinën që fluturon në drejtim të tregut të Krishtlindjeve duke shpërndarë njerëzit që godet në drejtime të ndryshme.

VIDEO+FOTO/ Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet e

VIDEO+FOTO/ Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet e

VIDEO+FOTO/ Detaje nga sulmi terrorist në Gjermani, dalin pamjet e