BOTA, 20 Dhjetor 2024, 20:39

VIDEO/ Makina përplas një grup qytetarësh në tregun e Krishtlindjeve, dyshohet për viktima dhe të plagosur

VIDEO/ Makina përplas një grup qytetarësh në tregun e

Një makinë ka përplasur një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Sipas burimeve paraprake mësohet se shoferi i makinës është arrestuar.

Nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka njerëz të vrarë apo të plagosur, por mediat lokale raportojnë se ka dyshime për të plagosur dhe të vrarë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur dinamikën.

Magdeburgu ndodhet në perëndim të Berlinit dhe ka rreth 240,000 banorë.