BOTA, 20 Dhjetor 2024, 21:33

Sulm terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, dy viktima dhe mbi 80 të plagosur

Sulm terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, dy viktima dhe mbi 80

Pas sulmit të frikshëm që ndodhi në tregun e Krishtlindjeve të qytetit gjerman të Magdeburgut, raportohet për dy viktima dhe dhjetëra të plagosur. 

Shërbimet e urgjencës në Magdeburg raportuan se nga 60 deri në 80 persona u plagosën në sulm.

Makina eci për “të paktën 400 metra nëpër tregun e Krishtlindjeve” mes turmës së njerëzve, tha një zëdhënës i policisë për mediat gjermane.

Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti provincial i Saksonisë-Anholt dhe aty banojnë rreth 240,000 njerëz.

Autori i dyshuar, me origjinë nga Arabia Saudite është arrestuar.