TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në Brazil ku autobusi me pasagjerë është përplasur me një kamion.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, aksidenti ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën kryesore pranë qytetit Teofilo Otoni dhe janë regjistruar 22 viktima.
Autobusi që po transportonte 45 pasagjerë pati një defekt teknik dhe shoferi humbi kontrollin e mjetit, i cili u përplas me një kamion të ngarkuar me pllaka.
Zjarrfikësit thanë se shpëtuan 13 pasagjerë nga autobusi i shkatërruar. Tre pasagjerë të një makine që gjithashtu u përplas dhe mbeti e bllokuar nën kamion, arritën të mbijetojnë aksidentin.