BOTA, 10 Janar 2023, 16:19

Ra në duart e ukrainasve, njihuni me pajisjen “Spider” të zbulimit me lazer që përdorte grupi “Wagner” (FOTO)

Ra në duart e ukrainasve, njihuni me pajisjen “Spider” të

Ndërsa luftimet në Ukrainë po vijojnë që prej 24 shkurtit të këtij viti, në duart e trupave ukrainase ka rënë një përkrenare e montuar me një pajisje zbulimi lazer, e cila po përdoret nga mercenarët Wagner në Ukrainë.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale duket se tregojnë teknologjinë e zbulimit, të quajtur Spider, në helmetë.

Pamjet u shpërndanë nga eksperti ushtarak ukrainas Sergey Flash, i cili tha se një manual udhëzimi në gjuhën ruse u kap gjithashtu bashkë me pajisjen, i cili mund të paralajmërojë përdoruesit për kërcënimet e afërta duke përdorur lazerin e tij.

Ra në duart e ukrainasve, njihuni me pajisjen “Spider” të

Javën e kaluar, Yevgeny Prigozhin, i cili është themeluesi i grupit më të fuqishëm mercenar të Rusisë, grupit Wagner, u dha lamtumirën ish-ushtarakëve, që kishin kryer kontratat e tyre në Ukrainë dhe u kërkoi atyre të shmangnin tundimin për të vrarë kur të ktheheshin në jetën civile.

Nga forca e tij prej gati 50,000 mercenarësh, Wagner ka pësuar mbi 4,100 viktima dhe ka parë 10,000 të plagosur, duke përfshirë mbi 1,000 të vrarë nga fundi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit pranë Bakhmut, sipas zyrtarëve amerikanë.