TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila ra dje pre e një sulmi. Mësohet se Frederiksen ka pësuar një frakturë të lehtë në trup nga sulmi fizik me të cilin u përball ditën e djeshme në kryeqytetin Kopenhagen.
Agresori 39-vjeçar do të paraqitet për t’u marrë në pyetje para një gjyqtari në lidhje me sulmin, nga i cili kryetarja e qeverisë pësoi plagë të lehta. Frederiksen, një socialdemokrate, e cila ka qenë kryeministre që nga viti 2019 dhe është cilësuar si pretendente për një post të lartë në BE, ishte dërguar në spital për një kontroll dhe ngjarjet e saj zyrtare për të shtunën janë anuluar, tha zyra e kryeministrit.
Sulmi i të premtes erdhi dy ditë përpara se votuesit danezë të shkojnë në qendrat e votimit në zgjedhjet evropiane, dhe pas disa incidenteve të dhunës kundër politikanëve në Evropë. Në maj, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua dhe u plagos rëndë. Një anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Social Demokrate (SPD) e Gjermanisë u godit teksa vendoste postera në Dresden. Një senator gjerman u dërgua për pak kohë në spital pasi u godit në kokë.