BOTA, 7 Qershor 2024, 22:43

Ngjarje e rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen sulmohet fizikisht në Kopenhagen

Ngjarje e rëndë në Danimarkë, kryeministrja Frederiksen

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar fizikisht nga një burrë në qendër të Kopenhagenit të premten në mbrëmje, sipas një deklarate zyrtare.

Incidenti ndodhi në Kultorvet, një shesh publik i zënë në zemër të kryeqytetit danez. Agresori është arrestuar, por motivi i sulmit mbetet i paqartë.

Zyra e Kryeministres konfirmoi ngjarjen, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.

Frederiksen shprehu tronditjen e saj në një deklaratë me shkrim të lëshuar menjëherë pas sulmit. Ndërsa dukshëm e tronditur, ajo siguroi publikun se megjithatë është e padëmtuar.

Policia e kryeqytetit danez konfirmoi incidentin, por, ashtu si Zyra e Kryeministrit, nuk ofroi komente shtesë. Frederiksen ka bërë fushatë aktive me kandidaten kryesore të socialdemokratëve Christel Schaldemose përpara zgjedhjeve të Parlamentit të BE të së dielës.

Mete Frederiksen, 46 vjeç, ka udhëhequr Partinë Social Demokrate Daneze, në krye të një koalicioni të qendrës së majtë që nga qershori 2019. Kryeministrja ka udhëhequr fushatën zgjedhore edhe pr në zgjedhjet e BE, por mediat raportojnë se prania e Frederiksen në sheshin Kultorvet nuk ishte e lidhur me fushatën e tij elektorale.

Ky nuk është sulmi i parë i një politikani të rangut të lartë në Europë gjatë vitit 2024. Më 15 maj kryeministri sllovak, Robert Fico u qëllua me tre plumba dhe shpëtoi mrekullisht. Ndërkohë, tre ditë më parë politikanit britanik, Nagel Farage i hodhën pijen në fytyrë dhe e gjuajtën me gotë gjatë një takimi elektoral.