BOTA, 7 Qershor 2024, 16:34

Si skenë filmash! Të rinjtë rrethojnë dhe përpiqen të dhunojnë drejtuesin e një makine

Si skenë filmash! Të rinjtë rrethojnë dhe përpiqen

Një burrë, i cili ishte me gruan e tij në qendër të Milanos  u rrethua dhe më pas u sulmua nga një grup të rinjsh.

Pasi ra pre e sulmit fizik, ai u larua me makinën e tij, duke u përplasur me makinat e parkuara dhe duke goditur pesë nga sulmuesit, raporton TG Com.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit midis të enjtes dhe të premtes në via San Vito, jo shumë larg nga Colonne di San Lorenzo . Burri, i cili u sulmua nga grupi i të rinjve, i tha policisë se ishte kërcënuar dhe rrahur nga rreth dhjetë djem.