TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të krijojë një koalicion për dërgimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë. “Disa partnerë ndërkohë e kanë dhënë miratimin”, tha Macron në Paris në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
“Ne nuk jemi vetëm, dhe do ta krijojmë këtë koalicion në ditët e ardhshme”, shtoi presidenti francez, që nuk përmendi, se për cilat vende bëhet fjalë. Në disa sektorë dhe “në kushte të caktuara”, është më eficiente dhe praktike të trajnosh ushtarët ukrainas. Ky nuk nënkupton përshkallëzim, tha Macron. “Nëse Ukraina drejton lutjen që të trajnojmë në tokën e saj sovrane ushtarë të mobilizuar, atëherë ky nuk është përshkallëzim. Për europianët dhe aleatët kjo nuk është rrugë për të shkuar në front.”
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski falënderoi Macron për idenë e dërgimit të instruktorëve. “Ne e mbështesim iniciativën e presidentit Macron, të dërgojë instruktorë në Ukrainë. Sepse kjo e lehtëson trajnimin”, tha Zelenski që ndodhej për vizitë në Paris. Kurse një zëdhënës i ambasadës ruse në Paris u shpreh se dërgimi i këshilltarëve ushtarakë në Ukrainë i bën ata “një objektiv legjitim goditjeje”.