BOTA, 8 Qershor 2024, 14:51

VIDEO/ Lirohen 4 pengje që u rrëmbyen nga festivali “Nova”, momenti prekës kur vajza izraelite ribashkohet me të atin

VIDEO/ Lirohen 4 pengje që u rrëmbyen nga festivali

Forcat izraelite kanë arritur të shpëtojnë të gjallë 4 pengje izraelite që mbaheshin prej 7 tetorit në Gaza nga militantët e Hamasit.

Pas lirimit, Noa Argamani, 25-vjeçarja, e rrëmbyet në festivalin Supernova nga militantët është ribashkuar me babain e saj pas rreth 8 muajsh.

Pamjet e takimit prekës janë bërë publike, ndërsa e reja është dërguar në spital së bashku me pengjet e tjerë për të kryer kontrolle të mëtejshme për shëndetin fizik.