BOTA, 18 Shkurt 2024, 17:33

Qeveria spanjolle, bonus deri në 455 euro pensionistëve për pushime

Qeveria spanjolle, bonus deri në 455 euro pensionistëve për

Pensionistët në Spanjë marrin një bonus që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë. Ky bonus është i disponueshëm për qytetarët spanjollë, si dhe për të huajt që jetojnë në këtë vend.

Bëhet fjalë për bonus në vlerë prej 115 euro për pushime të shkurtra dhe 455 euro për pushime më të gjata.

Qeveria e prezantoi atë në vitin 2021 për shkak të rritjes së numrit të udhëtimeve pas pandemisë së coronavirusit, dhe synimi ishte t’u siguronte pensionistëve një pushim të përballueshëm në Spanjë.

Përveç kursimit të parave për pensionistët, përmirëson edhe shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Për më tepër, përfiton sektori i turizmit, por edhe pjesa tjetër e ekonomisë, sepse shumica e udhëtimeve të subvencionuara janë jashtë sezonin, pra në periudhën nga tetori deri në qershor.

Kjo do të thotë se më shumë njerëz do të punësohen në turizëm për një periudhë më të gjatë.

Ata me pensione më të ulëta, ata nga familjet e mëdha, që aplikuan për herë të parë për subvencionim dhe ata që janë gati të udhëtojnë mes tetorit dhe qershorit, kanë përparësi kur zgjedhin se kush do ta marrë subvencionin.

Siç raporton euronews, mund të udhëtoni vetëm, me bashkëshortin ose me një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Shumica e udhëtimeve të subvencionuara janë në Spanjë dhe disa nga udhëtimet janë në Portugali.

Subvencioni për pushimet më të shkurtra, të cilat zgjasin mesatarisht katër ditë dhe janë në brendësi të vendit, është 115 euro.

Subvencioni për pushimet më të gjata, të cilat zgjasin mesatarisht 10 ditë dhe janë në zonat bregdetare apo ishullore, shkon në 455 euro.

Subvencioni zakonisht mbulon transportin, akomodimin, ushqimin, një politikë sigurimi dhe qasjen në një program socio-kulturor.

Autoritetet spanjolle synojnë të subvencionojnë udhëtimet e pensionistëve edhe në vende të tjera evropiane.