BOTA, 18 Shkurt 2024, 14:30

Putin uron ushtrinë ruse për pushtimin e qytetit kyç të Ukrainës, reagon SHBA

Putin uron ushtrinë ruse për pushtimin e qytetit kyç të

Presidenti rus Vladimir Putin uroi ushtrinë ruse për kapjen e qytetit Avdiyivka, duke thënë se ishte një fitore e rëndësishme. 

“Vladimir Putin dëgjoi raportin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu për kapjen e Avdeyevka në Kremlin. Presidenti uroi ushtrinë dhe luftëtarët tanë për një fitore kaq të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, transmeton RIA.

Shoigu më parë i dorëzoi Putinit një raport në të cilin deklaronte se ushtria ruse kishte marrë plotësisht nën kontroll Avdeyevka, duke shtuar se operacioni u krye nga grupi ushtarak “Qendra” nën komandën e Andrei Mordvichev.

SHBA ka reaguar pas pushtimit të qytetit kyç të Ukrainës nga Rusia.

Marrja e Avdiyivka nën kontrollin e forcave ruse është çmimi i mosveprimit të Kongresit, tha sot zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson dhe i bëri thirrje Dhomës së Përfaqësuesve që të miratojë menjëherë kërkesën për financim shtesë për Kievin.

“Ky është çmimi i mosveprimit të kongresit. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë me trimëri, por rezervat e tyre të armëve po pakësohen.

Është jetike që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë shpejt kërkesën për fonde shtesë për Ukrainën, në mënyrë që t’i furnizojmë ata me municione artilerie. dhe pajisje të tjera kritike që u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Watson.