BOTA, 24 Maj 2024, 16:59

A do të arrihet armëpushim në Gaza? Macron takim me ministrat e Jashtëm të katër vendeve arabe dhe komandantin e CIA-s

A do të arrihet armëpushim në Gaza? Macron takim me ministrat e

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryeministrin, ministrin e Jashtëm të Katarit dhe ministrat e jashtëm të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë.

Në fokus të këtij takimi do të jetë situatë në Lindjen e Mesme. “Kjo vizitë tregon angazhimin e Francës për të punuar me ministrat arabë për të bërë gjetur një zgjidhje për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës ,” shpjegoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Ahmad Abu Zeid.

Do të diskutohen gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund krizës humanitare dhe për të siguruar ndihmat në territoret palestineze, shtoi ai. Shefi i CIA-s, William Burns, pritet të jetë gjithashtu në Paris në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e armëpushimit të Gazës me Izraelin, shkruan më tej AFP.