Desktop - General - 1
BOTA, 8 Dhjetor 2021, 17:38

“Kulmi është përpara nesh, pandemia po fiton terren”/ Zyrtarët francezë propozojnë dozën e katërt të vaksinës

“Kulmi është përpara nesh, pandemia po fiton terren”/

Franca po përjeton aktualisht valën e pestë të përhapjes së Covid-19, në një situatë ku ekspertët thonë se kulmi i infektimeve nuk ka ardhur ende.

Përmes një prononcimi për media zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal, njëherazi dhe këshilltari kryesor i kabinetit për koronavirusin, foli mbi situatën epidemiologjike në vend teksa la të kuptohej se një dozë e katërt e vaksinës është e mundur.

“Kulmi nuk është qartë prapa nesh, pandemia ende po fiton terren ,” u tha Atal gazetarëve pas një takimi javor të kabinetit, megjithëse ai shtoi se shkalla e rritjes së rasteve të reja ditore dukej se po ngadalësohej disi.

“Por ajo po përhapet përsëri shpejt dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në javët në vijim.” tha, disa ditë pasi Franca njoftoi kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit.

Mesatarja shtatëditore e rasteve të reja të konfirmuara dje arriti një nivel të ri për vitin 2021, duke tejkaluar 44,500.

Më herët, Jean-François Delfresi , këshilltari kryesor i qeverise për COVID-19, tha se Franca do të “vuajë përsëri” pasi vala e re pritej të kishte një ndikim në një sistem tashmë të lodhur të kujdesit shëndetësor.

“Për momentin ka një kërkesë për një dozë tjetër të vaksinës. A do të mjaftojë kjo? Nuk e di. “Mund të na duhet një dozë e katërt” tha Delphresy.