BOTA, 25 Prill 2022, 14:08

Vladimir Putin pretendon se Perëndimi donte të vriste gazetarët rusë

Vladimir Putin pretendon se Perëndimi donte të vriste gazetarët

Gjatë një konferencë me gazetarët ditën e sotme, Putin ka akuzuar Perëndimin se ka tentuar të vrasë gazetarët rusë.

Ai pretendoi gjithashtu se Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) kishte ndaluar përpjekjen për të vrarë një gazetar, sipas sky news.

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi përpjekjen e një grupi terrorist, i cili po planifikonte të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

“Ata kanë kaluar në terror – në planifikimin e vrasjes së gazetarëve tanë.”

Gjithashtu Rusia pretendoi se kishte arrestuar disa anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska tha se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas.