BOTA, 1 Korrik 2023, 14:17

Protestat në Francë/ U kishte zënë pritë, tre policë qëllohen me pushkë nga një i panjohur

Protestat në Francë/ U kishte zënë pritë, tre

Tre oficerë në rajonin e Rhone u qëlluan me pushkë mbrëmjen e djeshme nga një burrë, sipas mediave franceze. Sipas raportimeve, burri në fjalë, një i panjohur pasi ende nuk është identifikuar nga policia, u kishte zënë pritë.

Ai u fsheh pas një muro dhe qëlloi oficerët. Ata u qëlluan në këmbë dhe në ije.

“Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese,” tha një polic në rajonin e Rhone.