TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Polonia i ka kërkuar NATO-s që të vendosë armë bërthamore amerikane në territorin e saj.
Kryeministri Mateusz Moraëiecki tha se blloku i NATO-s duhet të vendosë armët bërthamore amerikane në territorin polak sa më shpejt të jetë e mundur.
“Për shkak të faktit se Rusia synon të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi, ne kërkojmë gjithnjë e më shumë nga NATO që të marrë pjesë në programin e Ndarjes Bërthamore. Para së gjithash, ky duhet të jetë vendimi i partnerëve tanë amerikanë, partnerëve të NATO-s. Ne njoftojmë se duam veprime të shpejta’, tha Mateusz Moraëiecki.
Marrëveshjet e Ndarjes Bërthamore lejojnë Uashingtonin të transferojë armët e tij bërthamore në forcat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s në rast nevoje ushtarake.