BOTA, 30 Qershor 2023, 14:41

Protestat e dhunshme në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit, pezullohet transporti publik për rreth 24 orë në Marsejë

Protestat e dhunshme në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit,

Qyteti francez, Marseja ka vendosur të ndalojë demonstratat publike për rreth 24 orë, për shkak të protestave të dhunshme, ku për pasojë janë lënduar qindra efektivë dhe janë arrestuar mbi 400 persona.

Reuters raporton se i gjithë transporti publik në Marsejë do te ndalohet nga ora 19:00 deri në orën 18:00 të ditës tjetër. Shkak i protestave është bërë vrasja e një 17-vjeçari nga efektivët e policisë, pasi refuzoi urdhrin e tyre për të ndaluar.

Mbi 1400 persona janë arrestuar, ndërsa dhjetëra makina janë djegur dhe dëmtuar nga “Jelekët e Verdhë”. Protesta të dhunshme nuk ka pasur vetëm në Paris, por edhe Marsejë e Bordo. Protestuesit thyen xhama dyqanesh dhe u përleshën me policinë, ndërsa 1000 prej tyre përfunduan në pranga.