BOTA, 28 Nëntor 2022, 15:08

Protestat kundër masave shtrënguese në Kinë. Xi rrezikon të humbasë kontrollin, shton dhunën policore

Protestat kundër masave shtrënguese në Kinë. Xi rrezikon

Pasi kanë jetuar në izolim në përputhje me rregullat e vendosura kundër pandemisë, kinezëve si duket tashmë u ka sosur durimi. Në një kohë kur ekonomitë e shumicës së vendeve perëndimore janë të hapura, “stoku i rezistencës” në vend duket se është tharë.

Politika e Pekinit për zero infektime po bie në vesh të shurdhër, ndërkohë që demonstrata të shoqëruara me incidente po zhvillohen në qytetet kryesore. Nga kryeqyteti financiar Shangai në Wuhan po dëgjohet zëri i opozitës.

Megjithatë, sipas raportimeve, forcat policore janë shtuar dhe po ashtue dhe dënimet e arrestimet e protestuesve. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të përmbysur situatën me forcë, fati politik i Xi varet nga një fije e hollë.

Siç vëren për BBC profesori i Institutit Kinez në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane në Londër, Steve Chang, qeveria kineze rrezikon të humbasë kontrollin nëse protestat përhapen. Nëse Pekini nuk i shtyp protestat, kjo do të shihet si një shenjë dobësie dhe rreziku që vala e zemërimit social të intensifikohet është i dukshëm.