TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet italiane kanë zbardhur një ngjarje e ndodhur para 7 muajsh në Novellara pranë Reggio Emilia, ku babai pakistanez ka vrarë vajzën e tij 18- vjeçe dhe më pas e ka groposur pranë shtëpisë së tyre. Vajza nuk ka pranuar që ajo të martohet me një të moshuar për të cilin babai i saj i bënte presion të vazhdueshëm.
Gjatë kësaj kohë e reja e identiikuar me emrin Saman Abbas ka rezultuar e zhdukur, ndërsa eshtrat e saj janë gjetur ditët e fundit nga hetuesit pranë shtëpisë ku ajo jetonte me familjen e saj në një zonë të italisë. Babai i 18- vjeçares është vënë në pranga me urdhër nga autoritetet dhe dënimi do të caktohet në shkurt të vitit tjetër. Në seancën e sotme është kërkuar ekstradimi i tij në Islamabad. Duke miratuar kërkesën e prokurorëve për depozitimin e ADN-së së eshtrave si provë, gjykata e shkallës tha se “vendndodhja e zbulimit dhe varrimi i kujdesshëm na bëjnë të mendojmë si shumë të mundshme që mund të jetë trupi i të resë”.
Xhaxhai i Abbas, i cili besohet se e ka mbytur atë, e çoi policinë në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së familjes, ku kërkimet e mëparshme nuk kishin dhënë rezultat, sepse ajo ishte varrosur mbi dy metra më poshtë. Xhaxhai, Danish Hasnain, i akuzuar për vrasjen me dy nga kushërinjtë e Saman-it, babain e saj Shabbar dhe nënën Nazia, e çoi policinë në një vend ku familja besohet se ka hequr trupin, shkruan ansa.it.
Ekipet e policisë dhe qentë gërmues nuk kishin arritur më parë të gjenin mbetje në vend, sepse ato ishin të mbuluara nga mbi dy metra tokë, tha policia. Hasnain është akuzuar nga vëllai i Samanit si vrasësi i vërtetë, duke e mbytur gruan e re pasi ajo refuzoi të martohej me një burrë të moshuar në Pakistan dhe kështu ‘çnderoi’ familjen, tha policia.
Familja gjithashtu nuk e miratoi stilin e jetës perëndimore të Samanit dhe të dashurin e saj italian. Një gjyqtar i seancave paraprake (GUP) paditi xhaxhain, Hasnain, dhe dy kushërinjtë e saj, Ikram Ijaz dhe Nomanhulaq Nomanhulaq, të cilët u arrestuan përkatësisht në Francë dhe Spanjë pasi u larguan nga Italia. Gjithashtu të paditur, në mungesë në atë kohë, ishin prindërit e Samanit, Shabbar Abbas dhe Nazia Shaheen.