BOTA, 24 Shkurt 2022, 21:36

Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Ukrainës, vdes i gjithë ekuipazhi

Avioni ushtarak rus rrëzohet afër Ukrainës, vdes i gjithë

Një aeroplan transporti ushtarak rus Antonov-26 u rrëzua në rajonin Voronezh afër Ukrainës teksa po transportonte disa pajisje.

Lajmi u bë me dije nga qarku Ushtarak Perëndimor Rus, sipas RIA, agjencisë shtetërore të lajmeve ruse.

“Ekuipazhi vdiq”, thuhet në deklaratë pa sqaruar se sa persona ndodheshin në bord në momentin e rrëzimit të aeroplanit.