BOTA, 7 Janar 2023, 23:20

Përplasen trenat e metrosë në Meksikë, raportohet për një viktimë dhe 16 të plagosur (Video)

Përplasen trenat e metrosë në Meksikë, raportohet për

Dy trena të metrosë janë përplasur gjatë ditës së sotme në kryeqytetin e Meksikës.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë autoritetet lokale të kenë thënë se të paktën një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy trena të metrosë u përplasën në kryeqytetin e Meksikës.

“Gjashtëmbëdhjetë njerëz u dërguan në spitale. Në këtë kohë, për fat të keq është raportuar një vdekje”, shkroi kryebashkiaku Claudia Scheinbaum në Twitter.

Sipas burimeve fillestare, dy trenat u përplasën, për një arsye ende të panjohur, brenda një tuneli që lidh stacionet Potrero dhe La Rasa në Linjën 3 të Metrosë, që përshkon Meksikën në një aks veri/jug.

Metroja e Meksikës shpesh kritikohet kryesisht për mirëmbajtjen e dobët të linjave hekurudhore të saj.

Në maj të vitit 2021, një urë u shemb ndërsa një tren po kalonte, duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur të paktën 100 të tjerë.

Metrotë në Meksikë funksionojnë që nga viti 1969, ka 12 linja, 195 stacione dhe një rrjet linjash prej 226 km. Në vitin 2021 linja e metrove transportoi 837 milionë pasagjerë.