BOTA, 7 Janar 2023, 22:28

Lufta në Ukrainë/ Putin i “hedh sytë” nga Ballkani, kërkon rekrutimin e mercenarëve të rinj për mbushjen e mungesave në front

Lufta në Ukrainë/ Putin i “hedh sytë” nga Ballkani,

Nisur nga numri i lartë i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë, Moska është gjatë të gjithë kohës në kërkim të forcave të reja për të mbushur boshllëqet në front.

Qendra e Rezistencës në Ukrainë ka njoftuar se një nga rajonet ku Putin synohen të rekrutojë mercenarë e më pas të dërgohen në luftë, është pikërisht Ballkani.

Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ajo bën me dije se Moska po përdor për rekrutime në Ballkan, kriminelin serb i Dejan Beriç, i cili jeton në Federatën Ruse, personazh i cili edhe vetë është një ish-mercenar që luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014, luftë që përfundoi me aneksimin e Krimesë.

Qendra e Rezistencës Kombëtare e Ukrainës vëren se pasaporta e një qytetari të një shteti tjetër nuk i përjashton luftëtarët e huaj nga përgjegjësia.


Dejan Beriç është një emër i njohur. Ai është snajperist dhe ka qenë pjesë e ushtarëve që dikur sulmuan Kosovën.