TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Inteligjenca ushtarake ukrainase ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përgatitet për të mobilizuar 500 mijë trupa shtesë në janar, pasi 300 mijë u thirrën për të luftuar në tetor.
“Mobilizimi i pjesshëm” fillestar i rezervistëve rusë ndezi panik në të gjithë vendin dhe bëri që mijëra të rinj rusë të iknin nga frika se mos thirreshin.
Sipas Sky News, The Guardian raportoi se Vadym Skibitsky, zëvendës shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se këta rekrut mund të jenë pjesë e sulmeve të rinovuara në pranverë dhe verë.
Ukraina beson se këto ofensiva ka të ngjarë të jenë në lindje dhe jug.
Megjithatë, Moska ka mohuar se po përgatitet për një valë të re mobilizimi.
Vladimir Putin tha në dhjetor se ishte “e pakuptimtë” të konsiderohej një thirrje e re, pasi vetëm gjysma e atyre që u mobilizuan në tetor po luftojnë në Ukrainë.
Por ka pasur pretendime të përsëritura nga agjencitë perëndimore se Moska ka vazhduar me mobilizimin “e fshehtë”.
Pretendimi i fundit vjen pasi Rusia u akuzua për thyerjen e armëpushimit të saj 36-orësh, i cili ishte vendosur nga vetë Putin për periudhën e Krishtlindjeve Ortodokse.