TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një djalë gjashtë vjeçar është ndaluar nga policia pasi qëlloi një mësuese në shtetin amerikan të Virxhinias.
Të shtënat ndodhën pak pas orës lokale 14:00 në shkollën fillore Richneck në qytetin e Newport News. Nuk dihet se si fëmija gjeti armën, por policia se incidenti nuk ishte aksidental.
Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur dhe thuhet se është rreth të 30-ave, ndodhet në rrezik për jetën. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi në një klasë pas një debati me 6-vjeçarit dhe mësueses së tij.
Zyrtarët thanë se shkolla, e cila ka rreth 550 nxënës, kishte pajisje për zbulimin e metaleve, por jo çdo fëmijë u kontrollua. Djali mësohet se kishte qëlluar mësueses me pistoletë.