BOTA, 7 Janar 2023, 20:45

Dështon grabitja në restorant, klienti vret të riun me maskë, rishpërndan paratë dhe largohet (VIDEO)

Dështon grabitja në restorant, klienti vret të riun me
Restoranti ku ndodhi ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një klient vrau një person të armatosur që kishte hyrë për të grabitur.

Sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit, personi i cili qëlloi të dyshuarin u largua nga vendi i ngajrjes. Ai kërkohet nga uniformat blu për tu marrë në pyetje, ndërkohë që raportohet se mbi të nuk është ngritur asnjë akuzë.

Policia publikoi fotot e personit që kërkon të marrë në pyetje si dhe kamionçinën e tij model të viteve 1970-1980.

Policia thotë se restoranti ishte i hapur dhe klientët po hanin kur i dyshuari hyri i veshur me një maskë të zezë skijimi dhe doreza kërcënoi klientët për t'u marrë paratë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FOX 26 Houston (@fox26houston)