BOTA, 1 Maj 2022, 09:54

Pelosi takohet me Zelensky-n në Kiev: Do të jemi pranë jush deri sa të mbarojë lufta kundër agresionit rus

Pelosi takohet me Zelensky-n në Kiev: Do të jemi pranë jush deri

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy është takuar me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi në Kiev.

Zelensky gjithashtu shpërndau një video të takimit të tyre në Twitter.

“SHBA është një mbështetje e fortë për luftën kundër agresionit rus. Faleminderit për ndihmën për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, ” tha Zelensky.

“Lufta juaj është një luftë për të gjithë. Pra, angazhimi ynë është të qëndrojmë pranë jush derisa të përfundojë lufta,” tha Pelosi.

Asaj iu bashkuan përfaqësuesit amerikanë Jason Crow, Jim McGovern dhe Adam Schif.