BOTA, 29 Prill 2022, 17:35

Deputeti konservator nën hetim, pretendohet se ka parë material pornografik në parlamentin britanik

Deputeti konservator nën hetim, pretendohet se ka parë material

Deputeti i Partisë Konservatore në Britaninë e Madhe, Neil Parish, do të hetohet nga autoritetet parlamentare, pas pretendimeve se ai ka parë materiale pornografike në ambientet e parlamentit. 

Një ministre konservatore kishte raportuar se ka parë një nga kolegët e saj duke kryer këtë veprim, megjithatë identiteti i deputetit nuk ishte bërë i ditur për mediat. 

Parish e ka referuar veten tek autoritetet parlamentare për hetim të mëtejshëm. 

Ndërkohë ai është pezulluar nga grupi derisa ky hetim të përfundojë. 

Parish ka qenë deputet që prej vitit 2010, dhe në vitin 2019, ka fituar me një numër të konsiderueshëm votash dhe me distancë nga kundërshtarët.