TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me shefin e Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi situatën në Ukrainë.
Sipas Presidencës turke, Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për t’u përfshirë në aksionet e OKB-së në ndihmë të Ukrainës.
Erdogan tha se Turqia është e gatshme të mbështesë OKB-në në misionin e saj për evakuimin e qytetarëve nga Ukraina.
Gjithashtu Guterres e informoi Erdoganin mbi bisedimet që zhvilloi këtë javë me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky-n.
Guterres është shprehur me anë të një postimi në Twitter se OKB do të dyfishojë përpjekjet e saj për të gjetur një zgjidhje mes Ukrainës dhe Rusisë.