BOTA, 29 Prill 2022, 22:48

Ishte kthyer në makthin e Rusisë pasi rrëzoi më shumë se 40 avionë, humb jetën “Fantazma e Kievit"

Ishte kthyer në makthin e Rusisë pasi rrëzoi më shumë

Forcat e ushtrisë ukrainase kanë konfirmuar sot vdekjen e “Fantazmës së Kievit", një prej komandantëve të forcave ajrore, Stepan Tarabalka.

Sipas The Times, ai është rrëzuar teksa drejtonte avionin tip MIG-29, ngjarje e ndodhur më 19 mars, por vetëm sot është konfirmuar zyrtarisht.

Për Ukrainën, komandanti konsiderohet një hero lufte dhe në ditën e parë të pushtimit thuhet se ka rrëzuar gjashtë avionë rusë.

Më pas ai dyshohet se qëlloi 36 të tjerë. Prindërit, gruaja dhe miqtë e tij i kanë kushtuar disa fjalë në rrjete sociale.

“Në qiell, Stepan nuk do të luftojë më armikun, ai do të presë vetëm fitoren e ukrainasve”, thonë miqtë e tij në Facebook.

Përkrenarja dhe syzet e tij pritet të shiten në ankand në Londër dhe ai u nderua pas vdekjes me medaljen më të lartë të vendit për trimërinë në betejë.

29-vjeçari ka lindur në një familje të klasës punëtore në fshatin Korolivka në Ukrainën perëndimore. Ai studioi në Universitetin Kombëtar të Forcave Ajrore në Kharkov, duke lënë pas gruan e tij Olenia dhe djalin tetë-vjeçar Yarik.

Nëna e tij, Nahtalia, tha se ai i shikonte MiG-të të fluturonin mbi shtëpitë e tyre dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej pilot i forcave ajrore.