BOTA, 29 Prill 2022, 19:50

Zonja e Parë e Ukrainës flet për median polake: Unë nuk e kam takuar tim shoq që prej fillimit të luftës

Zonja e Parë e Ukrainës flet për median polake: Unë nuk e

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka treguar se nuk e ka parë bashkëshortin e saj që nga fillimi i luftës, më shumë se dy muaj më parë.

Duke folur për gazetën polake Rzeczpospolita, ajo tha se e kishte ndjekur presidentin Zelensky ashtu si të gjithë të tjerët gjatë fjalimeve të tij të transmetuara në media.

Zelenska tha se konflikti nuk e ka ndryshuar bashkëshortin e saj pasi theksoi se ai gjithmonë ka qenë i tillë, një njeri te i cili të gjithë mund të mbështeten.

Duke i bërë jehonë komenteve të presidentit, ajo akuzoi Rusinë për komplot për të kryer gjenocid, diçka që Rusia e ka mohuar me forcë.