BOTA, 30 Prill 2022, 23:39

Kryebashkiaku i Mariupolit: Rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë se nazistët në Luftën e Dytë Botërore

Kryebashkiaku i Mariupolit: Rusët kanë vrarë dy herë më

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadim Bichenko, ka thënë se rusët kanë vrarë dy herë më shumë civilë në Mariupol sesa gjermanët nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët vranë 10 mijë civilë gjatë dy viteve që pushtuan Mariupolin. Rusët e dyfishuan këtë numër”, tha Boychenko

Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë tha se rusët kishin shtuar sulmet e tyre në Ukrainën lindore, duke shtuar forcat e tyre në vend.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se forcat e saj të armatosura goditën sot 17 objekte ushtarake ukrainase me raketa me precizion të lartë, duke shkatërruar një bazë komande ushtarake dhe një depo raketash dhe artilerish, raporton Reuters.

Në një postim në rrjetet sociale Ministria e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se sulmet ajrore gjatë ditës vranë më shumë se 200 ushtarë ukrainas dhe shkatërruan 23 automjete të blinduara.

Në postim nuk përmendet sulmi në aeroportin e Odesa, për të cilin guvernatori lokal tha se u krye me një raketë ruse, duke dëmtuar pistën.