BOTA, 8 Prill 2025, 21:44

“Po bisedojmë me 70 vende për tarifat”, Shtëpia e Bardhë: Trump do të jetë shumë i mëshirshëm nëse Pekini negocion

“Po bisedojmë me 70 vende për tarifat”, Shtëpia e

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë Karoline Leavitt deklaroi se SHBA-të po diskutojnë me rreth 70 vende që po përpiqen të negociojnë për tarifat tregtare të shpallura nga presidenti Donald Trump.

Leavitt është pyetur se në çfarë kushtesh Trump do të flasë me Presidentin e Kinës Xi Jinping për një marrëveshje.

Ajo u shpreh se Trump “beson se Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje”.

Ishte një “gabim” për Kinën që të hakmerrej, argumentoi ajo dhe se kjo është arsyeja pse ata po zbatojnë tarifa 104% kundër Pekinit.

Nëse Kina e shtrin dorën, Trump do të jetë “shumë i mëshirshëm”, por do të punojë në interes të Amerikës, shtoi ajo.