BOTA, 24 Janar 2023, 19:53

Pas Joe Biden, dokumente të klasifikuara gjenden edhe në shtëpinë e ish-zv.presidentit Mike Pence!

Pas Joe Biden, dokumente të klasifikuara gjenden edhe në

Pas Joe Biden, dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, dokumentat e gjetura në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së.

Këshilltarët specialë po shikojnë tashmë trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump.

Trump përballet me një hetim penal për keqpërdorim të dosjeve.

Përfaqësuesit e zotit Pence dërguan një letër në Arkivin Kombëtar duke i njoftuar ata për dokumentet.

FBI erdhi në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit për të mbledhur dokumentet, duke anashkaluar “procedurat standarde” dhe duke kërkuar “posedimin e drejtpërdrejtë” të tyre, shtuan avokatët në një letër të veçantë.

Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë punë administrata. Rregulloret kërkojnë që skedarët e tillë të ruhen në mënyrë të sigurt.

Një “numër i vogël dokumentesh që mbanin shenja të klasifikuara” u “transportuan” në shtëpinë e zotit Pence në fund të presidencës së Donald Trump, shkroi avokati i tij në një letër të shpërndarë me mediat amerikane.

Pence kërkoi një avokat që që është i specializuar në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara për të shqyrtuar dokumentet në shtëpinë e tij, “pasi u bë publike se dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në rezidencën e Presidentit Joe Biden në Ëilmington”, thuhej në letër.