BOTA, 24 Janar 2023, 09:30

I fundit i bosëve në moshë, pse u arrestua Messina Denaro tani dhe a ndihmon për pastrimin e imazhit të Italisë?

I fundit i bosëve në moshë, pse u arrestua Messina Denaro tani

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare në vitin 2022 në Itali, nuk luajti ndonjë rol lufta kundër krimit të organizuar. A ndihmon arrestimi i Messina Denaros së fundmi nga Cosa Nostra për pastrimin e imazhit të Italisë?

Italianët nuk i kanë harruar krimet e së shkuarës. “Ka viktima nga kjo kohë që duhet të marrin drejtësi”, thotë Anna Sergi, profesore e kriminologjisë nga Universitetin Essex në Britaninë e Madhe. “Emri i Matteo Messina Denaros do të mbetet në kujtesë. Ai është i fundit i stilit të vjetër të Cosa Nostras, ku çdo gjë varej nga ai.” Dikur bosi ishte “superstar”, thotë Sergi.

Por “kjo nuk ndodh më, dhe nuk do të ndodhë më. Ata e kanë marrë mësimin dhe janë në ilegalitet. Në nivelin administrativ, Messina Denaro nuk luante më ndonjë rol. Sepse çdo familje në qytet e fshat ndoqi rrugën e vet, Ata operojnë tani në nivel lokal.” Sipas Sergi ka disa familje që janë të përfshira në tregtinë e drogës, por jo në futjen e saj. Ajo është në duart e

‘Ndranghetas apo Camorras në pjesë të tjera të Italisë. Cosa Nostra siciliane nuk e ka këtë rrezatim ndërkombëtar.

Arrestimi i Messina Denaros mund të ketë efekte jashtë Italisë dhe t’i hapë telashe drejtësisë dhe qeverisë italiane. “Messina Denaro kishte shumë para dhe investonte në shkallë ndërkombëtare. Ai krijoi një rrjet përkrahësish në Itali dhe Europë që lanin paratë e tij. Dhe ky rrjet do të përdoret me siguri nga anëtarë të tjerë të Cosa Nostras.”

Pse u arrestua Messina Denaro tani?

Mbetet pyetja “pse pikërisht tani?” Hetuesit duket se e dinin, se Messina Denaro jetonte në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Trapani, në Siçili dhe se në Palermo ishte në trajtim mjekësor. Pse goditën hetuesit pikërisht tani, tre muaj pasi italianët zgjodhën një qeveri të ekstremit të djathtë, me Melonin në krye.

Tek kjo qeveri bën pjesë edhe partia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, të cilit i janë përmendur lidhjet me mafian.

A presin hetuesit nga Messina Denaro të zbulojë përmasat e rrjetit të fshehtë të Cosa Nostras?

“Meloni është e duruar. Nëse Berlusconi pret garanci që të mbrohet nga lidhjet me mafian, atëherë ajo me shumë gjasa nuk do t’ia japë këtë. Për këtë ajo nuk ka interes”, shprehet Ernesto Savona, drejtues i Transcrime, një qendre studimore në Milano.

Savona thekson, se Italia duhet të mbrojë ekonominë “e drejtë ligjore” dhe të pengojë që ajo “të infiltrohet” nga ekonomia kriminale.

Për të ardhmen e mirëqenies së vendit duhen miliardat e fondit të rimëkëmbjes të BE.

“Ata kanë frikë, se një pjesë e këtyre fondeve rrjedhin në xhepat e organizatave kriminale dhe forcojnë korrupsionin”, shpjegon Savona. “Mes krimit të organizuar dhe korrupsionit ka lidhje të ngushta sot. Ata janë ngjitësi që bashkon avokatët, administratorët, politikanët dhe kriminelët.”

Giorgia Meloni ka interes të prezantojë imazhin e një Italie të pastër nga korrupsioni. “Meloni nuk duhet të harrojë që ka njerëz në partinë e saj që mund të kenë lidhje me krimin e organizuar, si shumë të tjerë mes partive”, paralajmëron Savona duke lënë të kuptohet, se në vend janë normale veprimet kriminale, përfshirë edhe blerjen e votave në zgjedhje. “Bën pjesë tek ky biznes”, thotë Savona.

“Tregtia me influencën”. Dhe mafia italiane ka pasur gjithmonë influencë./Deutsche Welle