BOTA, 29 Qershor 2026, 17:20

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga gërmadhat e tërmetit në Venezuelë (VIDEO)

Pas ditësh nën rrënoja, 21-vjeçari del i gjallë nga

Një 21-vjeçar është shpëtuar nga gërmadhat e shkaktuara nga tërmet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të Shkallës Rihter, që goditën Venezuelën disa ditë më parë.

Sipas mediave të huaja, Presidenti i El Salvadorit ka thënë se kanë qenë ekipet e shpëtimit nga vendi i tij, që kanë shpëtuar 21-vjeçarin, i cili ishte bllokuar nën një ndërtesë.

Fatmirësisht 21-vjeçari Aaron Levi Cantillo Vargas është gjallë dhe po merr kujdes të specializuar mjekësor.

Ekipet nga El Salvadori punuan me ekipet e shpëtimit meksikane dhe venezueliane për të liruar Vargasin, me Nayib Bukele që e quajti operacionin “një mrekulli”.