BOTA, 27 Qershor 2026, 21:54

Ra në ujë nga varka/ Burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës, vijojnë kërkimet

Ra në ujë nga varka/ Burri i ministres italiane Eugenia Roccella

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës.

Siç raportohet nga agjencia italiane e lajmeve Ansa, Luigi Cavallari ishte në një varkë me gruan e tij kur ra në ujë dhe nuk doli më kurrë në sipërfaqe.

Vetë ministrja Eugenia Roccella thuhet se e ka ngritur alarmin kur, rreth orës 5:30 të pasdites, pa bashkëshortin e saj Luigi Cavallari të paaftë të dilte nga uji.

Operacionet e shpëtimit u aktivizuan menjëherë. Policia, zjarrfikësit, njësitë e zhytjes dhe ekipet e shpëtimit nxituan në zonë për të gjetur personin e zhdukur.