BOTA, 10 Mars 2022, 13:23

Pas dështimit të raundit të katërt të bisedimeve Rusi-Ukrainë, Putin bisedë telefonike me Macron dhe Scholz

Pas dështimit të raundit të katërt të bisedimeve

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Padyshim që kryefjala e bisedës së tyre ishte lufta në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Nuk dihen detaje se çfarë kanë folur tre liderët. Kujtojmë se sot u takuan në Turqi dy ministrat e Jashtëm, ai rus dhe ai ukrainas, por që ky raund i katërt i bisedimeve ka dështuar.