BOTA, 7 Nëntor 2023, 20:06

Paralajmëron Netanyahu: Qytetarët e Gazës të evakuohen drejt jugut, Izraeli nuk do të ndalojë!

Paralajmëron Netanyahu: Qytetarët e Gazës të evakuohen drejt

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se është në “kontakt të vazhdueshëm” me presidentin amerikan Joe Biden dhe se Izraeli e vlerëson mbështetjen nga ai dhe SHBA.

Netanyahu paralajmëroi qytetarët e Gazës që t’i drejtohen jugut dhe të evakuohen tërësisht, pasi sipas tij “Izraeli nuk do të ndalet”.

Ai u zotua se do të “shkatërrojë plotësisht” aftësitë e Hamasit për të kontrolluar Rripin e Gazës. Unë u bëj thirrje qytetarëve të Gazës, ju lutemi shkoni në jug. Përfundoni evakuimin në jug sepse Izraeli nuk do të ndalet. Nuk do të ketë armëpushim pa u kthyer pengjet tanë në shtëpi”, theksoi kryeministri izraelit.